TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 23:02

“Sot do zgjidhte supën te burgu Durrësit”, Artan Hoxha: Ahmetaj bëri mirë që u largua, çdo gjë që denoncon kthehet në dosje hetimore!  

Shkruar nga Pamfleti
“Sot do zgjidhte supën te burgu Durrësit”, Artan Hoxha:
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha duke folur për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, tha se ishte fat që ai u arratis dhe që po dëshmon mbi korrupsionin qeverisës. Sipas tij, nëse do të ishte në qeli ai do të kishte mundësi vetëm të zgjidhte supër të cilën do hante.

Hoxha me ironi shtoi gjithashtu se Ahmetaj nëse nuk do ishte arratisur, do të ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit gjatë përmbytjeve.

“Po marr rastin e Arben Ahmetajt. Atij iu kërkua të bëhej burrë, të bëhej burrë, të bëhej i drejtë, të përballej me drejtësinë. Do kishim një të burgosur që do ta shihnim mbi tarracën e burgut të Durrësit kur u bë ajo përmbytja. Për fat edhe foton në Kakavijë rastësisht e kam kapur. Nëse nuk do ta kishim atë jashtë burgut dhe atje ku është, ne do të na mungonin një sërë denoncimesh që bëhen. Bëhen edhe në media, i bën opozita, por kanë tjetër zë kur dëshmon ai.

Aftësia e Ahmetajt ishte pikërisht kjo gjë, që u largua. Sa herë Ahmetaj flet, ajo që ai denoncon kthehet në një dosje hetimore. Kur ai tha që po pihej shishja e verës 33 mijë euro, kjo dukej si një garniturë aty. Por ne pamë që po avullohej vera që të mos gjendeshin ato etiketa. Para se të largohen Ahmetaj, meqë kishte mundësi të fliste për çështjen në media, i bëja thirrje vazhdimisht që ‘nëse ke ndërmend të dorëzohesh, ke të drejtë që të zgjedhësh vetëm supën’. Asnjë s’ka folur atje, maksimumi i ka ndodhur diçka”, tha Hoxha.

hoxha ahmetaj dosja

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse nuk iku perpara te denonconte por kur i erdhi diarrea qe bente deri ne gryke. Ti koke tul qe llap poshte e perpjete pasi mbaron pilafi e merr rrogen nuk je burre me i mire.

    Lini një Përgjigje