TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 22:54

“Proda po bën lëvizje të dëshpëruara”, Klodiana Lala akuza ndaj Policisë së Shtetit: Kupola diktohet nga krimi, po hetohet nga SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
“Proda po bën lëvizje të dëshpëruara”,
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka lëshuar akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit. Ajo ka deklaruar se Kupola e Policisë së Shtetit diktohet nga krimi dhe shërben si bandë kriminale dhe gjobvënësish.

Më tej ajo ka shtuar se lëvizjet e fundit në polici, janë në ikje e sipër të kryepolicit Ilir Proda, pasi SPAK ka nisur hetimet në Policinë e Shtetit.

“SPAK po heton kupolën e policisë së shtetit në kuadët të dosjes së AKSHI-t, nga kqyrja e celularëve dhe analizimit të të dhënave, vetë kupola e policisë diktuar nga krimi, kapur poliitkisht dhe vepron në nxitim e sipër. Asnjë lëvizje shkarkim edhe e emerimë nuk ja kthen fytyrën policicë”, tha Lala.

Klodiana Lala: Lëvizjet në polici, lëvizje të dëshpëruara të Prodës në grahmat e fundit. SPAK po heton kupolën e policisë së shtetit në kuadët të dosjes së AKSHI-t, nga kqyrja e celularëve dhe analizimit të të dhënave, vetë kupola e policisë diktuar nga krimi, kapur poliitkisht dhe vepron në nxitim e sipër. Asnjë lëvizje shkarkim edhe e emerimë nuk ja kthen fytyrën policicë.

Proda e ka cuar policinë në grahmat e fundit, ka banda gjobvënëse dhe kriminale brenda policisë së shtetit. Nëse SPAK do ti shkojë deri në fund cështjes së AKSHI-t do të cuditemi sepse deri tani është folur me segmente, sot po vepron si një bandë kriminale vetë kupola e policisë së shtetit”, tha Lala në emisionin “Studio 24”, në News 24.

lala ilir proda policia spak

Lini një Përgjigje