TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 22:12

Dosjet e korrupsionit në SPAK, Lala: Prokuroria e Posaçma ka konfiskuar 300 mln euro!

Shkruar nga Pamfleti
Dosjet e korrupsionit në SPAK, Lala: Prokuroria e Posaçma ka
Klodiana Lala

SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar rreth 300 mln euro, pasuri të ish-zyrtarëve të lartë si presidenti i PL, Ilir Meta, ish-zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në qeli, Erion Veliaj.

Duke bërë një bilanc të punës së SPAK-ut, gazetarja Klodiana Lala, tha se për çdo procedim, Prokuroria e Posaçme ka nisur dhe hetimet pasurore për këta persona.

“300 mln euo të sekuestruara dhe konfiskuara në radhët e zyrtarëve të lartë, Meta, Beqaj, Koka, Ahmetaj, të anëtarëve të grupeve kriminale e krerëve të tyre. Krahas procedimeve ka nisur dhe hetimi pasuror”, u shpreh Lala për ‘News24’.

 

spak 300 mln euro konfiskuara

Lini një Përgjigje