
Emiljano Shullazi sipas mediave është pyetur për atentatin ndaj Gilmando Danit të ndodhur në Rinas disa muaj më parë.
Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka dhënë një shpjegim dhe disa detaje lidhur me avancimin e këtij hetimi. Sipas tij, hetimet kanë ngecur në pikën kur vetëm kanë shoqëruar një person.
"Sipas të gjitha atyre që kemi diskutuar dhe të gjitha informacionet e ardhura, hetimi ka ngecur në pikën ku u zhvillua një kontroll në një prej fshatrave të Fushë-Krujës, ku një person u shoqërua për vendodhjen e tij, për të sqaruar pozitën e tij dhe për të kuptuar se çfarë dijenie kishte për lëvizjet në atë zonë, si dhe për elementë të tjerë në lidhje me ngjarjen. Por sigurisht që ishte një lajm që hetimet po vazhdonin.
Për shkak të atentatit, policia ka indicie për disa grupe që mund ta kenë porositur, jo për ata që mund ta kenë ekzekutuar. Nuk ka ende asnjë provë. Për të sqaruar pistat, një nga njerëzit më të afërt të viktimave është Shullazi”, tha Karamuço në “Now” në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje