TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 18:24

Plani i Ramës për t’i ‘lidhur duart’ SPAK-ut, Ngjela: Nuk mundet Amerika me kallashnikovët e Enverit!

Shkruar nga Pamfleti
Plani i Ramës për t’i ‘lidhur duart’ SPAK-ut,
Spartak Ngjela dhe Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se kryeministri Edi Rama po përgatit planin për izolimin e Porkurorisë së Posaçme (SPAK). Me anë të një positmi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela i quan lëvizjet e Ramës, të kota.

Ngjela thekson se sado që të përpiqen politikanët shqiptarë për të mundur Amerikën, nuk e arrijnë dot, teksa këshillon Ramën që të marrë mësim nga historia dhe të largohet vetë nga politika, pasi ndryshe fundi i tij do të jetë jo i mirë.

“Rama po kërkon të dobësojë SPAK. Domethënë kërkon të "mundë" Amerikën me kallashnikovët e Enver Hoxhës.. hahahahaha. Nuk kupton dot, që, ai vetë është vetëm te fjalët e kota që mezi i thotë.

Ka pasur shumë diktarorë dhe pushtetarë të paaftë që nuk e kanë kuptuar dot që - është më mirë të ikësh pa pushtet, sesa të ikësh pa jetë”, shkruan Ngjela.

ngjela rama spak

Lini një Përgjigje