
Ditën e sotme ka pasur lëvizje sa i takon hetimeve për zbardhje e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. Emiliano Shullazi mësohet se është marrë në pyetje për këtë çështje, ku dhe ka dhënë dëshminë e tij.
Sa i takon kësaj ngjarje, eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, hodhi një tezë të re duke vënë në dyshim arsyet pse, sipas tij, policia nuk ofroi shpërblim për informacion mbi ngjarjen.
Karamuço la të nënkuptohet se mund të ketë pasur interesa nga njerëz të fuqishëm që kjo ngjarje të mos zbardhet.
“E para, unë nuk di pse nuk u dha shpërblim për këtë ngjarje, për informatorët. E dyta, që është e rëndësishme, në këtë hetim të madh nuk u bë transparencë mbi përparimin, ndërkohë që ky është një standard i Bashkimit Europian. A nuk mund të dyshojmë për këtë?”, tha Karamuço në “Now” në “EuronewsAlbania”.
Lini një Përgjigje