TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 22:43

Deklaratat e Arben Ahmetajt për ‘Smart City’, Lorenc Vangjeli: Indicie për SPAK që të nisë hetim penal

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Arben Ahmetajt për ‘Smart City’, Lorenc Vangjeli:

Analisti Lorenc Vangjeli, është shprehur se deklarata e Ahmetajt lidhur me aferën e shumëpërfolur “Smart City”, ishte tronditëse, pasi ai vinte në këtë lloj rrëfimi me garancinë e atyre që ishin verifikuar në tre rrëfimet e tij të mëparshme.

Sipas Vangjelit në bazë të denoncimeve të bëra prej Ahmetajt,  Prokuroria e Posaçme, SPAK ka nsiur hetime të cilat janë ende në proces. Vangjeli shkoi më tej duke thënë se disa nga këto hetime të SPAK-ut kanë shkuar shumë larg.

“Deklarata e Ahmetajt ishte tronditëse për një arsye të thjeshtë, sepse ai vinte në këtë lloj rrëfimi me garancinë e atyre që ishin verifikuar në tre rrëfimet e tij të mëparshme. Pra, në qoftë se deri më parë mund të thuhej që ajo çka thotë ai është qoftë edhe rezultati i revanshit, qoftë edhe rezultati i hakmarrjes, qoftë edhe tentativa e tij, për të siguruar statusin e tij personal në kërkim të azilit politik në Zvicër. Pra, kishte një mori elementësh që mund ta, mund ta zbehnin atë që thoshte. Pavarësisht se ky e ndërtoi rrëfimin e tij shkallë-shkallë dhe në formën e një piramide, vërtetimi dhe verifikimi në praktikë i atyre çka ka thënë në tre herët e para e bën më të besueshëm dhe në të katërtën. Aq më tepër që për një pjesë të madhe të denoncimeve të tij,  tashmë ka dhe hetime në SPAK. Disa prej tyre edhe kanë shkuar shumë larg dhe shumë përtej. Nuk jam në gjendje të them, është SPAK-u apo Ahmetaj në denoncimet e tij më përpara, por në të gjitha rrethanat, ajo çka Ahmetaj ka thënë është padyshim lëndë e parë, jo për median, pra, që hesht, jo për politikën, e cila i shkon anash indiferente, po për SPAK-un që do të duhej të merrte shënim, patjetër që ekziston.

SPAK-u ka, ose më saktë organi i prokurorisë, organi i akuzës, mund të nisë çështje edhe kryesisht mbi bazën e indicieve dhe sado që të tentohet të anashkalohet ajo çka tha Ahmetaj, secila prej atyre çka ai tha, shërbejnë si indicie jo vetëm të mjaftueshme, por dhe të domosdoshme për të nisur një hetim penal. Janë historitë më të rëndësishme që ai denoncoi. Smart City, i cili përveçse një aferë e cila duket e çuditshme nga pikëpamja financiare apo proceduriale, krijon së paku krijon dyshim të madh mbi raportin mes asaj që është nevojë publike dhe e drejtë private. Ruajtja e lirisë dhe jetës private të çdo individi. Mund të ketë shumë arsye për frikë, për frikë serioze, që jeta e secilit... Tundimi për të kontrolluar është i jashtëzakonshëm. Çdokush, çdokush, sidomos me jetëgjatësi në pushtet, e lidh jetëgjatësinë e mëtejshme në pushtet mbi bazën e kontrollit”, tha ai për emsionin “ÇimPekaLive” në “Syri Tv”.

vangjeli smart city ahmetaj

Lini një Përgjigje