TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 06:55

Temperatura disa gradë nën zero, si parashikohet moti për ditën e martë?

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura disa gradë nën zero, si parashikohet moti për

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura.

Gjithashtu parashikohet mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Gjatë ditës së sotme pothuajse në të gjitha qytetet kryesore të vendit do të regjistrohen temperatura të ulëta, disa gradë nën zero. Qytetet me temperaturat më të ulëta parashikohen Tropoja, Dibra, Korça, Kukësi, Gjirokastra.

Temperatura disa gradë nën zero, si parashikohet moti për

Temperatura disa gradë nën zero, si parashikohet moti për

 

 

 

moti parashikimi ngrica

Lini një Përgjigje