TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 10:48

Çarja e argjinaturës së Semanit, dyshime për dy persona të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Çarja e argjinaturës së Semanit, dyshime për dy persona

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.Gjatë mesnatës, uji ka përmbytur 20 banesa në fshatin Hasturkas në Libofshë.

Banorët tregojnë se përmbytja ka ardhur papritur, duke mos u lënë kohë të shpëtojnë orenditë shtëpiake apo bagëtitë.

“Kam sallën me bagëti me 200 kokë dele. Nuk i nxorëm dot na erdhi uji me forcë”, tha një banore me lot në sy.

“Është hera e parë që të ketë përmbytje në këtë zonë. Gjithë natën kam qëndruar në gatishmëri”, tha një banor tjetër.

Disa të tjerë shprehen të shqetësuar për fatin e njerëzve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet për shkak të izolimit të zonës nga uji.

“Erdhi ushtria për ndihmë, për të nxjerrë bagëtitë. Niveli i ujit pritet të rritet në vijim, nuk ka tendecë për t’u ulur. Ka shumë prurje”, tha një banor tjetër.

"Tani nuk po shikojmë më për bagëtitë, tani duam të shpëtojmë njerëzit. Kemi pranë bregdetit dy njerëz që kemi humbur kontaktet. Kanë tre ditë atje", u shpreh një tjetër për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje