
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i burgut në Durrës. Ai ka deklaruar se ai e ka planifikuar me detaje gjithçka, teksa deklaroi se spitali ishte kthyer në një ambient të preferuar për të burgosurit.
Madje sipas tij, ai njihej me emrin “suita”. Sipas Hoxhës, ambienti në spital ku akomodoheshin të burgosurit përdorej dhe për qëllime të tjera, përfshirë dhe takime speciale.
“Si funksiononte ky ambient, pra kjo suitë. Sepse, në atë ambient duhet, duhet të shkosh normalisht, mbasi je ekzaminuar nga mjeku i, i burgut, dhe ai ka vërejtur se ti ke nevojë për një trajtim të specializuar, të cilin ai s'ta jep dot në ambientet e burgut. Burgu vetë ka ambiente spitalore vetë atje brenda, që i trajton të burgosurit për ato nevojat që ata mund të kenë. I trajton, domethënë bën trajtim ambulator dhe ai pastaj vazhdon e rri në regjimin e brendshëm të burgut. Në rastin konkret, kjo ishte bërë shumë e shpeshtë në Durrës dhe ishte e njohur si, si ta them unë, si një lloj fenomeni. Pra, disa nga të dënuarit VIP, jo të gjithë e kanë pasur këtë akses, por disa nga të dënuarit VIP përfitonin nga këto leje që jepeshin lehtësisht dhe qëndronin me ditë tek ky ambienti, që ndodhej në spitalin e qytetit të Durrësit. Pra, qëndronin aty me ditë të tëra sepse kishin favore dhe lehtësi. Dhe ndër favoret që ata kishin, aty kishin lehtësinë që takonin, bënin takime speciale. Pra takonin, takonin bashkëshorte, takonin të dashura”, tha ai në “EuronewsAlbania”.
Lini një Përgjigje