Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ende nuk dihen detaje përse Alushi ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat.
Kryepolici i Tiranës, Elton Alushi megjithëse me më 19 shtator 2024 ka kaluar vettingun, rezulton me 3 dosje penale nga Prokuroria e Tiranës dhe probleme me integritetin e çertifikatat e sigurisë.
Alushi ka kaluar vettingun nga komisioni i ri-vlerësimit strukturë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kur vetë kjo Agjenci e ka kallëzuar penalisht, ndërsa Prokuroria e Tiranës, konfirmon se qysh prej vitit 2019, ka 3 dosje penale, dy prej tyre ende në proces hetimi për shpërdorim detyre, korrupsion e bashkëpunim me krimin.
Po kështu, me Vendim nr. 30, datë 16 shtator 2021 të Drejtorit të Policisë Durrës, Elton Alushit, i është dhënë masa “Vërejtje” për abuzime gjatë detyrës Shef Komisariati në Durrës.
Lini një Përgjigje