Ajola Xoxa ka shkuar në SPAK ditën e sotme për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë vënë në akuzë edhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjithashtu edhe Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025 në zyrën e tij në bashki, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje nga 'arresti shtëpiak' i kërkuar fillimisht prej SPAK.
Lini një Përgjigje