TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2025, 18:06

Dosja ‘Tropoja’ në SPAK, Meçe: Konflikti nisi nga Berisha, Haklajt u vunë në shënjestër nga shërbimi sekret serb

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Tropoja’ në SPAK, Meçe: Konflikti nisi nga

Arben Meçe, ish-deputet i PD-së në legjislaturën 1992-1996, duke folur për dosjen ‘Tropoja’ e cila po hetohet nga SPAK pas denoncimit të motrave Haklaj, akuzoi ish-Kryeministrin dhe kreun e PD-së, Sali Berisha, si shkaktarin e nisjes së konfliktit në Tropojë.

Në Report TV,  Meçe ka dhënë detajin nga ngjarja e njohur e eleminit të Haklajve me mjetin e minave me telekomandë.

Sipas Meçes, në atë kohë shërbimet sekrete shqiptare nuk i kishin këto lloj minash, ato diheshin sipas tij që kanë qenë të disponuara nga shërbimet serbe.

“Gjatë luftës së Kosovës, lufta e shërbimeve bëhej në terrirtorin kufitar të Shqipërisë. Shërbimi i NATO-s, Shërbimi jonë Sekret dhe shërbimi serb. Haklajt kanë qenë shenjestra e drejtpërdrejt e shërbimit serb. Nëqoftëse do të shihni denoncimin e Beqirit, ishte për gardën e republikës, se shumica e tyre ishin tropojan. Më përpara nuk ka patur luftë fisesh dhe politika hapi konfliktin e fiseve. Politika në Tropojë ishte Berisha, Berisha e solli në Tropojë dhunën dhe përçarjen. Influenca e tij erdhi kur ai njerëzit e vet i futi si militar në struktura. Janë dy persona që kanë drejtuar grushtin e shtetit në ‘97 dhe janë persona të rëndësishëm në ‘98. Mos harroni Haklajt e u goditën me minat e telekomanduara dhe ato nuk i njihnim ne. Minat e telekomanduar i kishte vetëm Serbia”, tha Meçe.

Më tej ai ka folur dhe për ngjarjen e ç’armatosjes së batalionit të njohur ‘Farku’.

‘Farku’, sipas Meçes, ka pasur qëllim hapjen e luftës civile pas çlirimit të Kosovës, por ishin Haklajt që bën të mundur ndalimin e këtij konflikti.

Kërnaja ka qenë bazë e NATO-s dhe aty bëheshin gjithë shërbimet dhe planet. Jemi në një periudhë si rrjedhim i luftës që vendet perëndimore i bën Beogradit, u pa e dukshme që ajo luftë do të shkonte drejt faktorit shqiptar. Në Gjermani u themeluan trupat kryesore për UÇK-në dhe pastaj u kthyen në formacione. Nëqoftëse në Kosovë kemi UÇK-në, në Shqipëri vepronte paralelisht dhe Farku dhe nuk i dihej linja. Këtyre iu dha urdhër ashtu siç ishin të hynë në Kosovë dhe kjo do çonte në luftë civile. Këtu hynë merita e Haklajve sepse Farku u çarmatos nga fisi i tyre. Falë asaj ndërhyrjeje Kosova shkoi në dorën e çlirimtarëve”, tha Meçe.

Lini një Përgjigje