TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2025, 13:55

KQZ dërgoi në prokurori 16 kandidatë, Gjikondi: Lista e Berishës, strehë për mëkatarët

Shkruar nga Pamfleti

KQZ dërgoi në prokurori 16 kandidatë, Gjikondi: Lista e

Juristja Brizida Gjikondi, komentoi dërgimin në prokurori nga KQZ të 16 kandidatëve për zgjedhet e 11 majit.

Në një intervistë në News Line, Gjikondi tha se lista e Berishës ka më shumë strehë për persona mëkatarë.

“16 kandidaturat që KQZ i ka referuar në Prokurori për hetim më të thelluar rezultojnë nga partitë e vogla. Një pjesë janë të dëbuar nga vende të BE, një pjesë kanë konflikt me polic të trafikut, pra nuk kanë vepra të rënda penale. Ata kanë bërë një vetëdeklarim për problematikat që ka patur aty ku ka patur dyshim KQZ i ka çuar për verifikim. Me sa duket partitë e reja ende nuk janë mësuar me listat e kandidatëve.

E shoh si thikë me dy presa se ligji dekriminalizimit është një risi por ka edhe ai truket e veta brenda. Për sa kohë persona si Meta e Berisha kanë kurajon të konkurojnë për deputet, mendoj se ligji nuk është aty ku duhet të ishte.

Një qytetar elita, si depueti, s’mund të fshihet pas hileve të vogla, si Meta. Është një hap i parë, mendoj se lista e Berishës ka më shumë strehë për persona mëkatarë. Rama është kujdesur të ketë risi në listë, dhe të pa përfshirë në korrupsion”, u shpreh Gjikondi.

Lini një Përgjigje