
Gjykata e Lartë do të vendosë ditën e sotme në dhomë këshillimi për rekursin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla mbi vendimin e dënimit me 2 vite burg për mos deklarim e fshehje pasurie.
Llalla qëndron në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim të formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.
Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.
Në përfundim, Llalla, u gjet fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Po ashtu, në baze të dënimit plotësues, ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
Lini një Përgjigje