TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2025, 09:50

Shtyhet sërish seanca ndaj Fatmir Mediut për dosjen "Gërdeci", Zamira Durda: Procesi po zvarritet, kam 17 vite që pres drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet sërish seanca ndaj Fatmir Mediut për dosjen

Është shtyrë për në datën 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me procesin “Gërdeci”.

Shkak u bë mungesa e tij i cili kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.

Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt-ekspertimin tekniko-ushtarak.

Ndërkohë, avokati i familjarëve Dorian Matlia kërkoi që pretendimet të paraqiten njëherë me shkrim për ekonomi gjyqësore.

Prokurori Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën e Fatmir Mediut dhe kërkoi të vazhdonte seanca në prani të mbrojtësit të tij ligjor, gjë që u kundërshtua nga ky i fundit.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.

Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda, e cila tha që ka 17 vjet që pret drejtësi dhe procesi po zvarritet.

Lini një Përgjigje