
Gazetari Sokol Bregu ka komentuar lidhur me ndikimin që kanë bandat kriminale në zgjedhjet për të cilat u shpreh se ato kanë vota mjaftueshëm për të ndërhyrë në qarqe të caktuara.
Ai tha se dhe në këto zgjedhje ata do të jenë të pranishëm edhe pse është në dorën e SPAK-ut nëse do të ketë synim për ti kapur në këto momente.
“Një pjesë e madhe prej tyre mund të jenë dhe në Shqipëri. Duhet kuptuar se anëtarët e grupeve kriminale nuk zotërojnë me mijëra vota, por zotërojnë aq sa mund të ndërhyjnë në një qark të caktuar. Besoj se do ndodhë dhe këtë herë dhe është në sitën e SPAK nëse do ketë ndonjë synim për ti kapur në këto momente.
Kam parë Berishën që shpesh herë në rrjetin e tij social nxjerr disa emra, i publikon sikur janë duke u marrë dhe angazhuar në fushata, por një denoncim i tillë nuk mbërrin në gjykata speciale.
Që ata do merren, do merren se kanë mbi shpinë dhe kujtojnë se arresti me burg në mungesë mund të shuhet, kanë dhe pritshmërinë që të dy liderët kanë shigjetuar SPAKun dhe në mandatin e ardhshëm ky parlament vendos nëse do i largojë prokurorët e vjetër apo do i japë një mandat të dytë”, tha ai për emisionin ‘Të Paekspozuarit’.
Lini një Përgjigje