TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2025, 17:49

Pogradecarët ngrenë krye kundër Fatmir Bektashit: Ndal pyllit të betonit në Parkun e Drilonit!

Shkruar nga Pamfleti

Pogradecarët ngrenë krye kundër Fatmir Bektashit: Ndal pyllit

Ndonëse ka dy doje të bujshme në SPAK për afera me lejet e ndërtimit dhe është nën masë sigurie, Fatmir Bektashi, i cili ha majtas dhe djathtas, do të betonizojë Drilonin.

Qeveria i ka dhënë atij një lej zhvillimore pranë parkut natyror gjë që ka sjellë irritim te pogradecarët. Arber Male, këshilltar i pavarur bashkiak i Pogradecit thotë se nuk duhet dhënë leja për kulla sepse UNESCO ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë.

Ai gjithashtu sfidon kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të reagojnë kundër betonizimit të parkut të Drilonit.

Postimi i plotë

Ndal pyllit të betonit në parkun e Drilonit!

Sapo jam njohur me projektin e kompanisë Kontakt, e cila do të ndërtojë një varg godinash 12 katëshe në hapësirën e parashikuar për pyje dhe park mes Drilonit dhe Tushemishtit. Pse duhet ndalur në kohë?

1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO na i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe Njësinë Adminsitrative.

3. Turistëve nuk mund t'i shesim vetëm garsoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.

Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithë kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit. Nesër do të jetë vonë për të gjithë!

Lini një Përgjigje