
Në dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin prokuroria përmend dëshminë e denoncuesit Romeo Kara i cili thotë se vetë përfaqësuesi i CEZ në Shqipëri në atë kohë e cilësonte të rrezikshëm Kastriot Ismailajn, ndërsa ky i fundit mburrej se Meta e prezantonte në Pragë si vëllain e tij.
“Në deklarimin e datës 22.07.2021 shtetasi Romeo Kara ka thënë se “Për gjatë bisedave të shpeshta që kam pasur unë me Elvis Matën ky i fundit më ka pohuar se vetë Josep Hejsek i kishte thënë se Kastriot Ismailaj është person i rrezikshëm dhe marrëdhënien me DIA-n e kishin krijuar për të pasur relata të mira politike sidomos me krahun e LSI, e cila në atë kohë qeveriste ministrinë e Ilir Metës, me të cilën CEZ kishte lidhje me punën ..." I pyetur për udhëtimin e realizuar midis shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj në fund të muajit nëntor 2010 shtetasi Romeo Kara ka deklaruar se: "....në lidhje me këtë udhëtim dhe takim në Pragë më ka thënë Elvis Mata dhe vetë Kastriot Ismailaj i cili mburrej duke thënë që "në takim Ilir Meta i kishte thënë përfaqësuesve të CEZ Group në Pragë se Kastriotin e kishte vëlla". Gjithashtu nga bisedat me ta, Kastrioti më ka thënë që "Ata i kishin prishur makinën ish ambasadorit Qazim Tepshi me qëllim që ai të mos ishte në takim atë ditë", thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje