
SPAK thotë se Ilir Meta jo vetëm që e sugjeroi Kastriot Ismailajn e DIA që të ishte personi që do të lidhje kontratën me CEZ ku do të fitonte miliona euro, por e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA, edhe pse ligjërisht nuk i takonte.
Përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë institucion ishte Ilir Ciko, i cili në dëshminë e tij që jepet në dosje thotë se nuk e kuptonte se çdonte Ismailaj në mbledhje.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Me emërimin e tij si Ministër i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikës tashmë marrëdhënie me shoqërinë "Cez Shpërndarja" janë direkt në pergjegjesinë e tij pasi shteti është aksioner me 24%. Pas dekretimit te shtetasit Ilir Metaj si Ministër i Ekonomisë, shtetasi Kastriot lsmailaj fillon të jetë më i pranishem si dhe vazhdon të shtyjë para miratimin e kontratës së datës 01.09.2010.
Më konkretisht rezulton se në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të CEZ nuk merr pjesë Ilir Ciko por shtetasi Kastriot Jsmailaj si përfaqesues i Ministrise së Ekonomisë.
Tregtisë dhe Energjitikes. Sipas procesverbalit të mbledhjes se 8-t të Këshillit Mbikëqyrës te OSHE Sh A. ("OSSH") të dates 15 Shtator 20I0 rezulton se kanë marrë pjese ne mbledhjen e Keshillit, nder te tjerë, edhe shtetasi Kastriot Ismailaj me shenimin ne procesvebal "Z. Kastriot lsmaili (Kandidat i METE.s per anëtar I ri I Këshillit Mbikqyrës në mungësë të Ilir Cikos, anëtar. Sipas proceverbalit te mbledhjes përshkruhet se ".Mbledhia u hap nga Z Hejsek, i ci/i informoi anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mbi ndryshimin më të fundit të Ministrit të Ekonomisë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kërkoi falje për mosprezencën e Z. Ciko në mbledhje dhe dhe prezantoi shkurtimisht Z Kasiriot Jsmaili i cili ishte kandidati i ministrisë për zëvendësimin e z. Ciko në Këshillin Mbikëqyrës.
Sikurse del qartë edhe nga ky procesverbal, tashmë me ardhjen e zotit Meta në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj fillon e merr pjesë në mbledhjet e Keshillit Mbikëyres i OSHE - se si kandidat per zevendesimin e shtetasit Ilir Ciko, madje pas emërimit te shtetasit Ilir Meta Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Kastriot lsmailaj merr pjesë në mbledhje ku trajtoheshin çështje të energjisë.
Kjo e dhënë përftohet nga deklarimi i shtetasit Ilir Ciko, i cili ka shpjeguar ndër te tjera se: " Pas kthimit .nga Viena nga takimi që patëm në sekretariat ndodhen edhe ndryshime ku Dritan Prifli eshte larguar nga M/nistri I Ekonomisë dhe Energjetikës dhe në vend të tij ishte emruar Ilir Meta.
Me emerimin e tij si ministër unë jam shkarkuar nga drejtor kabineti dhe jam emëruar këshilltar poi në cabinet dhe kam ndjekur të njëjtën tematikë dhe kam qenë përsëri përfaqësues I Ministrisë në kompaninë CEZ shpërndarje., Dua të theksoj se menjëherë pas këtyre ndryshimeve kam konstatuar se në të gjitha korrespondencat elektronike të shkëmbyera me përfaqësuesin e CEZ Josef Hejsek kishin të shënuar Ç në email shtetasin Kastriot Ismailaj. Gjithshtu dua të theksoj se pas kësaj në shumë takime që janë bërë për çështje të energjsië ka marrë pjesë edhe Kasriot Ismailaj por unë nuk e kam mësuar asnjëherë se në çfarë cilësiue merrte pjesë. Në këto takime që merrte pjesë Kastriot Ismailaj merrte pjesë edhe vetë ministry Ilir Meta"
Lini një Përgjigje