TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 14:29

Akuzohej për fshehje pasurie, GJKKO pushon çështjen ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohej për fshehje pasurie, GJKKO pushon çështjen ndaj

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur përpara gjykatës kërkesën për pushimin e hetimeve për ish-gjyqtarin Admir Thanza.

Ai akuzohet për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e kësaj kërkese.

Kundër këtij vendimi do të lejohet ankimimi nga i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 30.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal me nr. 137/4, të vitit 2021, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal”.
2.                   Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, bazuar në nenet 328 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 257/a të K.Penal, me vendimin Nr. 117, datë 22.10.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës.
2.                   Pushimin e çështjes penale që i përket proçedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021, të rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

3.                   Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

4.                   Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga i pandehuri në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 22.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

Lini një Përgjigje