Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të dalin do të dalë nesër në orën 9:00 para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Meta u arrestua ditën e djeshme nga agjentët e BKH teksa po lëvizste me automejt në afërsi të "Casa Italai".
Ndaj ish-presidentit rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim i pasurisë.
Ai po mbahet në bllokun e sigurisë tek "Mine Peza", teksa nesër pritet të konfirmohet masa e sigurisë "arrest me burg". Ndwrsa Monika Kryemadhi u la me "detyrim paraqitjeje".
Nëse deri në fund, konkretizohen këto akuza nga gjykata, Meta rrezikon të mbyllet gjatë në qeli.
Pastrimi i parave dënohet nga pesë deri në dhjetë vjet burg. Korrupsioni 4 deri në 12 vite burg dhe fshehja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje