
Menjëherë pas publikimit të akt ekspertimit mjeko – ligjor, ku cilësoi së dëmtimet e Bilbil dhe Jashar Majës nga dhuna barbare e anëtarëve të fisit Rraja nuk mund të konsideroheshin si plagosje e rëndë, tre prej të arrestuarve kërkojnë ndryshim masës të sigurisë.
Pas daljes së rezultateve të ekspertimit të parë, Prokuroria ka kërkuar menjëherë riekspertim, duke caktuar 3 mjekë të rinj.
Kujtojmë që në kërkim për këtë ngjarje janë ende djali dhe vëllai i deputetit Rrahman Rraja, që menjëherë pas ngjarjes dha dorëheqje. Pjesa tjetër e të akuzuarve vazhdojnë të hetohen në masën “arrest me burg”.
Ekspertiza e datës 24 korrik e kryer nga mjeku ligjor Elton Serani, i cilësoi dëmtimet e marra nga dy të plagosurit të pa rrezikshme per jetën në kufijtë e plagosjes së lehtë, duke lehtësuar pozitën e të akuzuarve. Reagimi që pati ky konkluzion mjeko ligjor ka bërë që prokurori i çështjes Ylli Basha të vendosë për një riekspertim të ri, që do të kryehet me një grup tjetër ekspertësh, mundësisht me komision me tre të tillë.
Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta, të cilët janë shpallur në kërkim. Në arrest janë Ineidi Rraja, Eni Kullaj dhe Andi Rraja ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku, ku ndodhi ngjarja, është lënë në ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi.
Lini një Përgjigje