
8 të arrestuarit në kudër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’ në Elbasan do të dalin sot përpara Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Para trupit gjykues kanë dalë; Gildi Ballolli, Mikel Poçi, Stiven Faqolli, Saimir Rexhepi i njohur si “Ujku i Cërrikut”, Françesko Braho, Endrit Kovaçi, Ervis Duzha dhe punonjësi i policisë Sajmir Hysa.
Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit.
Aksioni Tempull me arrestimin e 233 personave në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë, u shoqërua me sekuestrimin e një sasie kokaine në Tiranë me nivel pastërtie 91 për qind.
Edhe në Durrës, 30 personat e arrestuar nga aksioni Tempull dolën para gjykatës për masat e sigurisë, ku edhe në këtë qytet mes të akuzuarve kishte persona si Engjellushe Prillo, 64 vjeçe.
Për 26 persona, gjykata ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest në burg, dy "detyrim paraqitje" dhe dy "arrest shtëpie".
Megaoperacioni "Tempulli" u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi.
23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Lini një Përgjigje