TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 11:40

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shoqërohet në polici biznesmeni Arben Reli

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shoqërohet në polici

Reli figuron një nga tetë trashëgimtarët e pronës për të cilën ishte lidhur kontrata e shërbimit me avokatin.

Hetimet për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë. Policia beson, të paktën edhe sipas dëshmisë së Dorian Aliut, se avokati është goditur me porosi të Dritan Nanos.

Shkak dyshohet refuzimi i këtij të fundit për të respektuar detyrimet që i buronin nga një kontratë shërbimi me zyrën ligjore të avokatit.

Në kuadër të këtij hetimi, burime policore pohojnë për Voxnews.al se është shoqëruar dhe marrë në pyetje edhe biznesmeni, Arben Reli.

Reli figuron një nga tetë trashëgimtarët e pronës për të cilën ishte lidhur kontrata e shërbimit me avokatin.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua nga katër të rinj mëngjesin e 29 majit, policia identifikoi autorët si Dorian dhe Drivald Aliu, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj.

Në lidhje me ngjarjen është vetëdorëzuar brenda ditës Dorian Aliu, dhëndri i Dritan Nanos.

Për tre autorët e tjerë policia zyrtarisht nuk jep informacione mbi vendndodhjen e tyre, ndërsa ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në arrestimin e tyre.

Ndërkohë, Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim në Spitalin e Traumës. Avokati nuk e ka kaluar ende rrezikun për jetën, teksa mjekët do të bëjnë këtë të hënë një përpjekje për ta nxjerrë nga koma artificiale.

Lini një Përgjigje