
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur paraditen e sotme për median greke Open TV, lidhur me gjyqin e të atit, duke theksuar se do të shpallet i pafajshëm.
“Babai im do të shpallet i pafajshëm solemnisht”, është shprehur Petro Beleri.
Ai ka deklaruar se partia e Edi Ramës po “qeveris sipas dëshirës” në Himarë. Njëkohësisht ai tha se në shtator vlerëson se i ati do të dalë nga burgu, edhe pse theksoi se nuk ka asnjë shpresë në Shqipëri.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme evropiane, djali i Belerit u shpreh besimplotë, duke theksuar se ka shumë shpresë që i ati do të zgjidhet eurodeputet. “Kandidatura është një mundësi e mirë për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e tij”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje