TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 08:20

U largua fshehurazi për tu larë në det, mblidhen 6 mijë euro për 7-vjeçarin shqiptar që u mbyt në Kretë

Shkruar nga Pamfleti

U largua fshehurazi për tu larë në det, mblidhen 6 mijë euro

Janë mbledhur 6000 euro fonde për transportin dhe varrosjen në atdhe të 7-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Kretë.

Këto para do të përdoren për të paguar agjencinë e funeralit që do të merret me procesin e varrimit të djalit të vogël në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do t’i jepet familjes.

Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën ku vogëlushi iku fshehurazi nënës së tij, e cila po kujdesej për foshnjën, dhe u fut në det për t’u larë.

Dyshohet se ai është marrë nga dallgët dhe trupi i tij u zbulua nga një kalimtar në det. Pavarësisht se banorët dhe më pas mjekët tentuan ta shpëtonin, vogëlushi nuk ia ka dalë që të mbijetojë.

Çifti shqiptar raportohet se banonin pranë plazhit, ku edhe ndodhi tragjedia.

Lini një Përgjigje