TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 11:09

U dhunua mizorisht në ish-Bllok, përmirësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi; mjekët sot do ta zgjojnë nga koma

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua mizorisht në ish-Bllok, përmirësohet gjendja e avokatit
Avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.

Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi tha ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.

Avokati i Sali Berishës u dhunua mëngjesin e të mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 

Sapo la fëmijën në kopësht disa persona goditën avokatin duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja në dyert e jashtme të kopshtit nr.31 në kryeqytet.

Dritan Nano, dyshohet se është porositësi i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Ka qënë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit i cili deklaroi  në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi.

Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Autorët përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi. Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. 

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Ndërkohë, vetë Nano ka mohuar të jetë porositësi i dhunës ndaj avokatit.

sokol mëngjesi

Lini një Përgjigje