TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 10:06

I shpërthen bombola e gazit në banesë, 70-vjeçari në Patos pëson djegie të rënda

Shkruar nga Pamfleti

I shpërthen bombola e gazit në banesë, 70-vjeçari në

Një 70-vjeçari në Patos i ka shpërthyer bombola e gazit në banesën e tij. Ai është paraqitur në spital, me shenja djegie në trup

“Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje