TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 10:27

Dosja 100 mln euro e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn dhe të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Dosja 100 mln euro e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir
Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme shtyu për më 10 qershor seancën paraprake për Ilir Beqajn dhe të pandehurit e tjerë të "Sterilizimit".

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit Klodian Skënderi.

Më herët seanca paraprake ka dështuar për mosnjohje të të pandehurve me aktet e plota të dosjes.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u vunë në pranga në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh.

Kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi, i cili ishte ditën e djeshme në SPAK.

Kujtojmë se 8 persona u vunë nën masa sigurie nga GJKKO, tetë vite pas firmosjes së koncensionarit të sterilizimit dhe tre vite pasi çështja u kallëzua në SPAK.

Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit për koncensionarin me vlerë fillstare 9.6 miliardë lekë përfundoi nën arrest me burg për shpërdorim detyre.

Së bashku me të edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, që dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe që kryeson konsorciumin.

Veç tetë personave, GJKKO i ka sugjeruar SPAK-ut që të ushtrojë ndjekje penale edhe për gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

SPAK shprehet se ka veçuar hetimet edhe për persona të tjerë të dyshuar në kontratën e partneritetit publik privat, të kallëzuar dhjetorin e 2019 nga Nisma Thurje.

ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje