Kreu i policisë së shtetit Muhamat Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat foli për dhunën e ushtruar ndaj modeles Klea Prenga nga motrat Berisha, të cilat janë shpallur në kërkim.
Rrumbullaku tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela Berishës.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë.
Antonela dhe Mariela dyshohet se kanë dhunuar Klea Prenga me shishe qelqi në fytyrë kur ajo po darkonte në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Vetë Prenga denoncoi rastin duke e bërë publike edhe në rrjete sociale, ku nga pamjet duket se kishte dëmtime të rënda në fytyrë.
Pavarësisht shpalljes në kërkim nga policia, motrat Berisha shfaqen të qeta e të pashqëtësuara duke vijuar punën dhe duke pozuar për dyqanin e veshjeve.
Lini një Përgjigje