TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2024, 09:58

Dhunoi për vdekje Egli Progën, zbardhet dëshmia e Denis Meçes në polici: Kisha pirë gjithë ditën alkool, më shau

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi për vdekje Egli Progën, zbardhet dëshmia e Denis
Denis Meçe

Rrahja brutale që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës dhe ka shkaktuar vdekjen e këtij të fundit, nga prokurori i çështjes është cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Autori i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore për shakun e krimit, që nuk është ajo e gjobëvënies.

Në dosjen e prokurorisë, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij,  Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë kohës që ishim ulur në lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.

Ndërkohë vrasja e Egli Progës mesditën e të dielës në qytetin e Pogradecit ende vijon të rrethohet nga hije skandali që tani nuk përfshijnë vetëm Policinë, por Prokurorinë dhe Gjykatën.

Pas rrahjes brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe që i shkaktoi vdekjen Egli Progës, u raportua se viktima humbi jetën pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur.

Por familjarët reaguan kur konstatuan shenja dhune te viktima dhe policia u detyrua të reagonte sërish për të deklaruar se nuk e kishte fshehur ngjarjen, por e kishte dokumentuar atë duke arrestuar autorin dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si "vrasje me dashje", e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.

Por prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si "vrasje nga pakujdesia", duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Rrahja brutale që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës dhe ka shkaktuar vdekjen e këtij të fundit, nga prokurori i çështjes është cilësuar si vrasje nga pakujdesia.

Këtë masë e ka konfirmuar mesditën e djeshme edhe gjykata duke e lënë atë në arrest me burg.

Gjykata e Korçës la në burg 29-vjeçarin Denis Meçe ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

denis meçe egli progni

Lini një Përgjigje