TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2024, 11:32

Krimi në Pogradec; kush është nipi i ish-drejtorit socialist që dhunoi për vdekje babanë e dy fëmijëve në lokal

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në Pogradec; kush është nipi i ish-drejtorit socialist
Autori i ngjarjes, Denis Meçe

Policia e Pogradecit ka zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes së ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme, në një lokal pranë vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”.

Blutë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Meçe, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar fraktura të rënda që çuan në vdekjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga.

Sipas policisë konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa se viktima dhe autori kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e babait të 42-vjeçarit.

Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

“Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi  D. M.,  29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar  nga vendi i ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për  Krimet  Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: V. S.,  40 vjeç,  A. M.,  55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.”

Por kush është gangsteri Denis Meçe që dhunoi për vdekje 42-vjeçarin?

Policia thotë se 29-vjeçari Denis Meçe ka dhunuar për motive të dobëta babanë e dy fëmijëve i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas konfliktit, Denisi, nipi i ish-drejtorit socialist, Valter Gora, është arratisur por tani është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”.

Sipas qytetarëve, Denisi njihet në Pogradec për bëmat e tij te Ujësjellësi por edhe bizneset, karburante, që ka në qytet.

“Të arrestohet Denis Meçe që vrau në ditë me diell Egli Progën , një njeri familjar, të rregullt, nuk përzjehej me njeri, punonte, kujdesej për femijët, i shoqëronte në kurse, i shëtiste... e të vritet kështu është e tmerrshme, e frikshme. Denim maksimal për këta kafshë me fytyrë njeriu. Ai ka suport nga familjarët, daja i vet pjesë e PS. Edhe të ujësjellësi qytetit ka lënë nam. Kanë karburante.“, shkruajnë komentuesit pas ngjarjes së rëndë.

 

denis meçe arrestim

Lini një Përgjigje