TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2024, 17:49

E rëndë në Himarë, punonjësi i “fast-food”-it plagos me thikë kolegun!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Himarë, punonjësi i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku 27-vjeçari i cili punonte në një fast-food, ka plagosur me thikë kolegun e tij. 

Ngjarja ka ndodhur në një ambient fast food-i në Dhërmi, ku dy të rinjtë ishin të punësuar. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta.

Policia ka nisur punën për kapjen e autorit, ndërsa mësohet se i lënduar, 29 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar.


Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje