
Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që ndezi për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.
Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur dhe në përpjekje për të fikur zjarrin, 75-vjeçari nga Durrësi është asfiksuar nga tymi dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje