TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2024, 14:01

Hyri për t’u larë në lumin Bunë, dëmtohet fizikisht mjeku kirurg i QSUT; transportohet me helikopter tek Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Hyri për t’u larë në lumin Bunë, dëmtohet

Mjeku i QSUT-së, Arvin Dibra ka pësuar dëmtime fizike pasi u hyri për t’u larë në lumin Bunë.

Raportohet se mjeku kirurg është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu nuk dihet gjendja shëndetësore e mjekut Arvin Dibra.

"Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.

52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje."-njoftoi policia.

Lini një Përgjigje