
Një 20 vjeçar ka tentuar të grabisë nën kërcënimin e thikës një turist italian. Policia ka identifikuar dhe arrestuar pas ndjekjes autorin e dyshuar të krimit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 13, Plazh, teksa njoftohet se autori 20-vjeçar i ka zënë “pritën” turistit që po lëvizte me një makinë.
Policia vendore bëri me dije se i arrestuari është Amarildo Dani, banues në Bulqizë dhe rezident në shtetin fqinj, Itali.
Grupi hetimor sqaron edhe detajet e para të dinamikës së krimit. Autori ka përfituar nga errësira në rrugën e lagjes dhe nën kërcënimin e thikës kishte tentuar t’i vidhte çantën turistit.
Ky i fundit ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por agresori nuk ka mundur t'ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij menjëherë. Pak pas ngjarjes turisti denoncoi edhe ngjarjen e ndodhur në Komisariatin e Durrësit.
“Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., (Amarildo Dani), 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali”, bëri me dije policia vendore.
Pas veprimeve të para hetimore dhe dyshimeve të arsyeshme, dosja penale i kaloi Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje