TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2024, 11:59

Aksident në Tiranë, makina përplas 24-vjeçaren; e reja dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Tiranë, makina përplas 24-vjeçaren; e reja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 24-vjeçare me inicialet XH.B.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës”, ndërsa automjeti drejtohet nga një 25-vjeçar. E reja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit është arrestuar.

"I. M., 25 vjeç, banues në Vorë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje