TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2024, 10:11

Qëlluan me pistoletë dhe terrorizuan banorët, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Qëlluan me pistoletë dhe terrorizuan banorët, arrestohen dy

Policia ka vendosur në pranga dy të rinj të cilët akuzohet se kanë qëlluar me pistoletë sportive në qytetin e Lezhës duke terrorizuar banorët dhe më pas janë larguar.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”,”– raportuan uniformat blu.

Dy të arrestuarit dyshohen se kishin marrë automjetin e 28 vjeçarit me iniciale E. G., i cili u procedua penalisht, dhe nga makina kanë qëlluar në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke prishur qetësinë publike dhe terrorizuar banorët.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.

Lini një Përgjigje