
Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme eurosh në një pikë ‘Exchange’ në Shkodër.
Dy persona të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme.
Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.
Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda.
Denoncimi është bërë në policinë e Shkodrës, ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.
Ndërkohë, kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë.
Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen dhe arrestimin sa më parë të tyre.
Lini një Përgjigje