TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2024, 15:13

Shpërthen autoboti me karburant në autostradën Tiranë–Durrës, plagoset pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen autoboti me karburant në autostradën

Një autobot me karburant ka shpërthyer në autostradën Tiranë – Durrës. 

Pranë një pike karburanti në autostradën Durrës-Tiranë ka rënë zjarr. Një autobot ka qenë duke lëshuar karburantin dhe papritur ka marrë flakë. Flakët nuk kanë përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll.

Raportohet për një person të lënduar lehtë, pasagjer në autobot.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vendosur nën kontroll flakët.

Si pasojë e shpërthimit, është krijuar trafik mjetesh në autostradë.

 

Lini një Përgjigje