Ka qenë një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare shkaku i përfundimit të një përleshjeje të dhunshme në tragjedi, mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia (7 Gusht), në provincën e Pesaro Urbinos.
Gjatë një debati të fortë, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje tre herë në gjoks, teksa një nga plagët për fat të keq ishte në pjesën e zemrës. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, i riu, baba i një vajze të mitur, humbi jetën për shkak të tre goditjeve fatale.
Media italiane “ADN24”, përleshja shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, që më herët ka mbajtur edhe mbiemër tjetër (Dritan Xhepexhiu), i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5000 eurosh, lidhur për punët e ndërtimit. Por situata degjeneroi shpejt, duke i lënë vendin goditjeve, grushteve, përdorimit të armëve të ftohta dhe mjeteve të forta, si me çekiç e shkopinj.
Autori ka përfituar nga një moment, duke kapur një thikë dhe sulmuar viktimën.
“Përveç Idrizit, gjatë përleshjes raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, me prognozë deri në 40 ditë”, raportuan mediat e vendit fqinj.
Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar, por karabinierët e Pesaros po hetojnë me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë dhe autori është identifikuar, por emri i tij nuk u bë publik. Po këto media raportuan edhe se viktima më herët ka pasur precedent penalë, i hetuar për çështje në fushën e narkotikëve, por aktualisht ishte person i lirë dhe jo në kërkim.
Lini një Përgjigje