
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje (8 gusht) në një azil privat të moshuarish.
Mësohet se 78-vjeçari Zyhdi Shehu prej një viti sëbashku me gruan e tij jetonin në azilin privat në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.
Zyhdi Shehu vuan nga demenca dhe për shkak të saj ai ende nuk e ka kuptuar se ka vrarë me bastun shokun e tij të dhomës, 82-vjeçarin Virxhil Vesho.
Marrja e një dëshmie nga ana e tij është bërë e vështirë. E vetmja fjali që ka thënë mësohet të ketë qenë “i thoni atij djalit të mos futet më te dhoma ime”, duke iu referuar viktimës.
Lini një Përgjigje