TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2024, 14:02

Të shtëna me armë zjarri drejt një karburanti në Tropojë, shpallen në kërkim autorët

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri drejt një karburanti në
Foto ilustruese

Të shtëna me armë janë qëlluar drejt një pike karburanti ditën e djeshme në Fierzë.

Sipas policisë, karburanti ishte në pronësi të 43-vjeçarit Sh. D., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia është ende në kërkim të autorit ose autorëve, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

“Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

të shtëna me armë zjarri fierzë

Lini një Përgjigje