TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2024, 13:00

Po kalonte autostradën, shqiptarja tërhiqet zvarrë në Greqi nga makina dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti
Po kalonte autostradën, shqiptarja tërhiqet zvarrë  në Greqi
Vendi i aksidentit

Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi, pasi u përplas nga një makinë.

Sipas Protothema, bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë teksa po tentonte të kalonte Autostradën e Kombit.

E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos, në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërsa shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga policia. 

 

Lini një Përgjigje