
Si rezultat i kontrolleve intensiv në kuadër të operacionit “Territor i pastër” në Pogradec janë asgjësuar 610 bimë narkotike, kanabis sativa.
Në pranga ka rënë 31-vjeçari Danjel Skënderi i cili u kap duke u kujdesur për bimët.
Po ashtu autoritetet kanë sekuestruar një 1 armë gjahu dhe municion luftarak, që u gjetën në tokën ku ishin kultivuar bimët narkotike.
"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intesifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë për përfshirë në këtë rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”."- njofton policia.
Lini një Përgjigje