Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u vra me thikë një 38-vjeçari shqiptar, Dritan Idrizi.
Ibrizi ka qenë më parë i dënuar për drogë, ndërsa ka humbur jetën pas një përplasje me disa shqiptarë të tjerë.
38-vjeçari së bashku me tre shqiptarë të tjerë, të pajisur me shkop gome kishin shkuar në shtëpinë e disa bashkëkombësve, ku do merrnin borxhin prej 5 mijë euro.
Gjatë debatit njëri nga personat në fjalë ka godit një grua me shkop në kokë, gjë që ka bërë që bashkëshorti i saj të nxirrte thikën dhe të qëllonte disa herë në gjoks 38-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend.
Autoritet italiane po vijojnë hetimet për ngjarje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
Sherri për 5 mije euro
Sipas hetimeve fillestare, viktima kishte shkuar me disa shokë, i armatosur me shkopinj dhe hekura, në Tavullia, për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh (Borxh ose para për një punë të papaguar). Debati ka nisur për shkak të refuzimit të familjes tjetër për të paguar.
Më pas ka nisur sherri me grushte, shkelma, hekura dhe çekiçë deri në goditjen me thikë. Katër persona të tjerë të përfshirë në përleshje pësuan plagë të cilat shërohen për 40 ditë.
Njëri nga anëtarët e grupit duket se ka goditur një prej familjarëve në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë u kundërpërgjigj duke e goditur Idrizin tre herë në gjoks.
“Hetimet nga Karabinierët po vijojnë, të koordinuara nga Prokuroria e Pesaros, për të kuptuar motivin e vrasjes dhe identifikimin e personit përgjegjës. Sipas asaj që kuptojmë, viktima ka shkuar në Tavullia për të mbledhur një borxh prej disa mijëra eurosh, për disa punë të kryera”, shkruan “corriereadriatico.it”.
Lini një Përgjigje