
Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn në azilin ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, janë ndaluar nga policia. Kjo për shkak se dyshohet se të dyja tentuan që të fshehin ngajrjen.
Kujtojmë se 78-vjeçari Zyhdi Shehi, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 Gusht) disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 dhe bëri me dije se viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.
Paraprakisht mësohet se debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun "pse i kishte zënë krevatin". Të dy të moshuarit sipas përfaqësuesve të azilit privat, vuanin nga skleroza.
Lini një Përgjigje