TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2024, 23:52

Frikë nga dekonspirimi? RENEA aksion blic në Vlorë, dyshohet se një person i shpallur në kërkim strehohet në një hotel

Shkruar nga Pamfleti
Frikë nga dekonspirimi? RENEA aksion blic në Vlorë, dyshohet se

Forcat RENEA po zhvillojnë një operacion ‘blic’ në Vlorë. Raportohet se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aksioni mendohet se është në funksion të kapjes së elementëve kriminale, por që sipas burimeve , persona të tillë dyshohet se janë të strehuar në një hotel dhe posedojnë edhe armë.

FNSH dhe Forcat Shqiponja kanë rrethuar një hotel ku dyshohet se ndodhet personi i armatosur.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezente aty, por burimet bëjnë me dije se policia e Vlorës nuk ishte njoftuar për operacionin.

Lini një Përgjigje