TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2024, 10:05

Mafia shqiptare shokon policinë gjermane, si kthyen shtëpinë e braktisur në bunker të drogës

Shkruar nga Pamfleti

Mafia shqiptare shokon policinë gjermane, si kthyen shtëpinë e

Një shtëpi e braktisur në një fshat të vogël në Gjermani ishte kthyer në "shtëpi bari" nga mafia shqiptare.

Sipas mediave lokale gjermane, ‘bunkeri’ i drogës ka habitur hetuesit. Fshati me vetëm 67 banorë nuk kishte pikasur asgjë. Por ndërkohë brenda ishte ngritur një impiant droge që befasoi hetuesit.

Më shumë se 1700 bimë marijuane u gjetën brenda në shtëpi. Ndërkohë, askush nga shqiptarët nuk është arrestuar.

Mediat gjermane raportojnë se sipas Europol, shqiptarët janë të vendosur të shtrijnë dominimin në tregun evropian të drogës.

Lini një Përgjigje